28 Korrik, 2024 - 9:00 am
Sot 274 vite më parë vdiq kompozitori gjerman i muzikës barok Johann Sebastian Bach. Johann Sebastian Bach ka lindur më 21 mars 1685 në Eisenach dhe vdiq më 28 korrik 1750 në Leipzig.
Bachu lindi në një familje muzikantësh, në Aizenah (Eisenach), në Gjermanin e mesme. Ishte i fundit nga tetë fëmijë. Pas vdekjes së prindërve, kur ishte ende i mitur, ai jetoi me vëllain e tij te madh, nga i cili morri mësimet e para në piano. Falë talentit muzikor, sukseseve në mësim dhe zërit të jashtëzakonshëm ai fitoi një bursë për të ndjekur studimet e mëtejshme në shkollën e Shën majkellit në qytetin e Lyneburgut, në Principatën e Lyneburgut. Nga ky qytet i rëndësishëm i Lidhjes Hansatike, ai pati mundësinë të vizitonte Hamburgun. Atje ai u njoh me shum vepra . Ndërsa në Cel, një qytet tjetër jo larg Lyneburgut, ai u njoh me muzikën franceze.
Në moshën 15 vjecare Bahu braktis shtëpinë e të vëllait të tij në kërkim të një jete më të mirë. Vendoset në Lineburg ku punon pa pushuar për të mbijetuar, dhe vendos kanditaturën për vendin e organistit të Zangerhauzen.
Si shtatëmbëdhjetë vjeçar, Sebastiani kreu shkollimin. U kthye në vendlindje dhe më 1703 për herë të parë mori vendin e organistit në Arnshtad. Këtu ai u njohë si virtuozë dhe njohës i Orges, mirëpo temperamenti djalosharë i tij shkaktoi që të bije në konflikt me zyret e shërbyese ashtu që Bahu duhet të kalonte në Mylhauzen ku u martua me kushërirën Maria Barabara.
Në moshën 18 vjecare, tashmë i njohur, zotëron vëndin e organistit në Arnstad, qytetin qe do ta shënjojë atë si për mirë ashtu edhe për keq. Në drejtimin e një kori, të përbërë nga të rinj të së njëjtës moshë me atë, apo dhe më të mëdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumë ashpër kundër tyre, duke marrë kritika por edhe sulme, akoma edhe nga përgjegjësit e kishës. Kërkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin më të vogël në ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parë reagimet dhe pa dashur të bëjë kompromise, vendos të largohet nga qyteti, dhe kështu i jepet mundësia të ndjekë mësimet e Bukstehunde, një nga muzikantët më të mëdhenj të asaj periudhe.
Në vitin 1708, e gjejmë organist dhe drejtor muzike në oborrin e Vajmarit dhe të martuar me Maria Barbarën. Bashkë do të sjellin në jetë shtatë fëmijë nga të cilët vetëm katër do të mbijetojnë. Pas dymbëdhjetë vitesh martesë do të humbë edhe bashkëshorten e tij nga një epidemi vdekjeprurëse. Megjithatë nuk do të pushojë së kompozuari kantatet e tij , ku falenderon Perëndinë por edhe i lutet që ta lehtësojë nga hidhërimet , dhe ti falë vdekjen.
Karakteristika e këtij qëndrimi janë kantatat ‘’I shenjtë njeriu që i nënshtrohet testimeve’’, ‘’ Përjetësia, fjalë që të djeg si rrufeja’’, ‘’Pranoj me gëzim të ngre kryqin tim’’, por edhe tek ‘’Psherëtimat, lotët e mi’’, ‘’Sa hidhërim!’’, ‘’Ah, sa e kotë jeta njerëzore’’. Por megjithatë nuk tërhiqet. Vazhdon të krijojë dhe të jetojë duke ofruar më të mirën që zotëronte , jo vetëm nga muzika e tij por edhe nëpërmes jetës së tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena, me të cilën do të sjellë në jetë 13 fëmijë nga të cilët do të mbijetojnë shtatë.
Por edhe Mylhauzen, Bau nuk arrinte të shpalosej tërësisht dhe brenda një viti zuri vendin e organistit të oborrit dhe u paraqit si muzikant i altarit në kapelën e oborrit të Vajmarës. Pas disa viteve shërbimi të besueshëm, naiv në politik, bie në gërshëra të partive të oborrit. Kështu Bahu ra në duar të hercogut dhe pas katër javësh burg u largua nga oborri.
Nami i ti si muzikant i shkëlqyeshëm ishte rritur në mënyrë festive dhe ndërrimi i vendit solli me veti edhe përmirësime. Në dhjetor të 1717-ës Bahu u bë mjeshtër i kapelës së oborrit të I parit Leopold të Anhalt-Këtenit (Feurst Leopold von Anhalt-Keothen). Tek ky aristokrat dashamirë i artit, Bahu kishte mundësinë që më intensitet më të lartë të i kushtohet muzikës instrumentale. Këtu ai kompozojë në numër të shumtë pjesë të muzikës për altar dhe për piano. Pas vdekjes së gruas së parë të tij dhe martesës me Ana Magdalenën e lindur Vilken (Wilcken), përgatiti Koncertin e Brandenburgut pastaj Suitat Angleze dhe Suitat Franceze, Doracakun e Pianos Për ana Magdalenën si dhe pjesën e parë të Piano e Nxehtë. Kjo periudhë e krijimtarisë së Bahut ndryshe thirret edhe koha e Këtenes.
Martesa e I parit i solli fundin kësaj epoke frutdhënëse të Bahut, sepse e shoqja e re e I parit nuk kishte vesh muzikorë. Leopoldi fillojë të lë anash mjeshtrin e kapelës i cili disa herë kishte hulumtuar një vend të ri pune. Ai u paraqitë për kontoratin e shkollës së Tomasit në Mesedshtad të Lajpcigut dhe zuri këtë vend më 1723 – pasi që Gjergj Filip Telemani (Georg Philipp Telemann) dhe Johan Kristof Grapneri (Johan Christoph Graupner) nuk e kishin pranuar këtë funksion. Për më se 27 vite ai ndikoi në Lajpcig. Këtu ai kompozojë pjesë të panumërueshme të kantoneve, këtu shkroi pasionet e mëdha të tij, Arti I Fugetave dhe pjesën Gjahu Muzikal. Në pleqëri, i verbër vdiq dy vite pas një operacioni në sy më 28 qershor 1750, në moshën 65-vjeçare./KultPlus.com