7 Shkurt, 2018 - 8:00 pm
Sezoni i parë i The Voice of Albania, në vitin 2014-të, solli si anëtare të jurisë Alma Bektashin.
Këngëtarja e njohur shqiptare ishte anëtare jurie e këtij emisioni gjatë këtij sezoni, një emision ku zbuloheshin talente të reja.
Në një prej episodeve televizive, për të kujtuar Haki Misinin e grupit MAK, Alma Bektashi u ngjit në skenë për të kënduar “Moj e mira te pojata”, bashkë me Eugent Bushpepën.
Bushpepën po e sjellim në mendje edhe për përfaqësimin që do ti bëjë Shqipërinë në Eurovizion, në maj të këtij viti.
Ka katër vite qëkur në skenë dolën dyshja për të performuar këngën e njohur, ndërsa ne po e sjellim atë sot, sepse nuk bëhet asnjëherë monotone dhe e vjetër. / KultPlus.com