14 Prill, 2018 - 9:13 am
Nëse çdo gjë shkon ashtu siç është planifikuar, Eugent Bushpepa sonte do të këndojë në Amsterdam.
Bushpepa e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovision in Concert që mbahet sonte në Amsterdam.
Në këtë koncert rreth 30 këngëtarë nga Evropa, që këtë vit përfaqësojnë shtete të ndryshme në Eurovizion, do të ngjiten në skenë për të promovuar veten dhe këngët e tyre.
Bushpepa, i cili e ka nisur këtë vit me shumë pak paraqitje dhe promovim të këngës “Mall”, sonte do të këndojë në AFAS Live, Amsterdam, në koncertin që fillon në ora 20:00.
KultPlus do t`iu informojë për më të rejat nga ky koncert dhe për paraqitjen e Eugentit. Eleni Foureira dhe Ermal Meta – dy shqiptarët tjerë që do të këndojnë në Eurovizion, sonte nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në koncertin në Amsterdam.
Ka mbetur më pak se 1 muaj deri në Eurovizionin e këtij viti. / KultPlus.com