19 Tetor, 2018 - 12:30 pm
Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin që mund të jap muzika tek njerëzit në mënyra të ndryshme.
Bazuar në hulumtimin e bërë nga “University of Phoenix”, truri juaj mund të ketë vështirësi në kryerjen e detyrave shkollore/universitare, nëse dëgjoni muzikë që përmbajnë tekst.
Në përmbajtje, procesi llogaritet sikur punë e dyfishtë e trurit, që natyrisht ka një ndikim negativ në trurin e njeriut.
Por, e kundërta ndodhë nëse dëgjoni muzikë klasike dhe gjatë asaj kohe studionin apo kryeni detyrat e shtëpisë, shkruan rtv 21.
Ja cilat janë pesë arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike:
Qetësimi
Muzika klasike ka një motiv relaksues dhe nëse dëgjoni muzikë të tillë gjatë studimit atëherë ajo do t’iu mundësoj të keni një mendje më të qartë dhe të mësoni njëkohësisht.
“Efekti i Mozartit”
Kjo në të vërtet ekziston si term edhe pse natyrisht nuk funksionon për të gjithë. Tingujt e muzikës jo për gjithë kë mund të ngrisin nivelin e të mësuarit më mirë, por mund të lejojnë që truri juaj të thith më lehtë informatat. Pra, muzika e duhur në kohë të duhur në të vërtet ekziston dhe duhet të gjeni muzikën që truri juaj e pranon më lehtë.
Ndreq disponimin
Të mësosh shpeshherë mund të ndodhë që të ndikoj negativisht në humorin tuaj, por siç duket muzika klasike mund të rikthej disponimin e mirë.
Është e mirë për gjakun
Kur koha e provimeve afrohet, mënyra më e mirë për të evituar tension është muzika klasike. Muzika mund t’iu ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të reduktoj nivelin e stresit.
Fokusimi në të mirën
Besojeni apo jo, Beethoven dhe Mozart kanë mundësinë që të fokusojnë mendjen tuaj në gjërat pozitive. Muzika mund të trajtojë “dhembjen” dhe të sjellë kënaqësi. Nëse ndjeheni i/e lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i mirë i muzikës klasike mund t’ua ndreq disponimin tuaj dhe t’iu shtyj të mendoni gjëra pozitive.