24 Prill, 2024 - 7:30 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka pritur në takim këngëtarin Ramadan Krasniqi, me të cilin biseduan për veprimtarinë artistike dhe kontributin e tij në skenën muzikore të vendit përgjatë pesë dekadave.
Ministri Çeku ka bërë të ditur se në takim kanë folur edhe , prandaj folëm për mundësinë e dokumentimit të punës së tij, i cili për 50 vite karrierë ka realizuar 40 albume.
“40 albume muzikore, 50 vite karrierë me plot suksese. Sot pata nderin ta pres në zyrën time, këngëtarin e madh shqiptar, Ramadan Krasniqi.
Patëm bisedë të këndshme për veprimtarinë e gjatë artistike dhe kontributin e tij në skenën muzikore të vendit. Ky vit shënon gjysmë shekulli karrierë për të, prandaj folëm për mundësinë e dokumentimit të punës së tij.
I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi në muzikë”, thuhet në njoftim/KultPlus.com