8 Qershor, 2018 - 10:00 am
Një nga këngët folklorike që njihet për publikun shqiptarë, “Qou Rexho” është kthyer në një version ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta dëgjojmë.
Lendi Mustafa, një prej aktivistëve të komunitetit LGBTI ka bërë publike këngën “Qou Rexho” të cilën e ka realizuar AKA Thesaur, ku e ka përpunuar duke u inspiruar nga pop artistja britanike, Lady Gaga.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar arsyen e përpunimit të kësaj kënge për të cilën thotë se e ka lidhur me kulturën etnike të cilës i takon.
“Njihuni me artistin shqiptar i cili po promovon kulturën Queer në anë të artit, AKA Thesaur, arsyeja pse e kom përpunua “këngën e Rexhes” që është e kompozume në formë korale nga Lorenc Antoni, është se e kam lidhe me kulturën etnike që i takoj. Po në performancen në vijim e kom krijuar si manifestim i identiteteve tjera që i posedoj, duke përfshi elemente nga pop culture edhe queer kulture, saktësisht, e inspiruar nga pop ikonave kryesore Lady Gaga, qe më ka inspiru sot të jem ky person që jam”, ka shkruar Lendi Mustafa.
Kënga “Qou Rexho” është kënduar nga Qamili i Vogël, ndërsa historia e kësaj këngës besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit. /Insajderi.com
Video: