99 vjeçari Tom Moore zë vendin e parë në toplistën muzikore britanike

24 Prill, 2020 - 11:25 pm

Kapiteni britanik, Tom Moore në prag të ditëlindjes së tij të 100-të po feston një tjetër sukses të tij.

Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së famshme britanike “You’ll never walk alone”, të cilën veterani Moore e ka në bashkëpunim me Michael Ball dhe këngë kjo e cila tashmë pozicionohet në vendin e parë në toplistën zyrtare britanike të muzikës, duke u bërë kështu njeriu më i moshuar që zë këtë pozitë në një toplistë muzikore, transmeton KultPlus.

Moore tha se kjo ishte një ditë e mrekullueshme për të, duke shtuar se nipërit e tij nuk do ta besojnë një gjë të tillë. Gjithashtu veterani Moore falënderoi të gjithë ata qe e përkrahen këtë projekt muzikor, duke përfshirë edhe qytetarët të cilët duke blerë këtë singel muzikor, po ndihmojnë institucionet shëndetësore britanike në luftën kundër COVID-19.

Veterani 99-vjeçar mori famë botërore ditë më parë, duke mbledhur 26 milionë sterlina për sistemin shëndetësor britanik dhe këtë e bëri duke realizuar 100 xhiro rreth kopshtit të tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme