27 Gusht, 2021 - 12:09 am
Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.
Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).
Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.
Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe. /KultPlus.com
Sonte KultPlus ua risjell videon dhe tekstin e këngës ‘A do të kthehet’ të grupit 403:
E pashë në jetën time,
Si në mjegull, a thua ëndrra mbaroj
e ajo shkoj,
A do të kthehet?
Më mbeten disa letra,
Dhe portreti i saj
grafikë e thjeshtë, e zakonshme
Por e bukur
A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi
A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi
Më vjen të qaj,
nga inati
Kur e di se një ditë
do ta harroj
Kërkoj pak qetësi
Ju lutem heshtni,
s’më nevojiten fjalët e kota…jo
A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjegje s’kam
A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjegje s’kam./KultPlus.com