12 Mars, 2022 - 2:50 pm
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Sot, KultPlus ua sjell tesztin dhe videon e këngës ‘A thua’ të Muharrem Qenës:
A thu asht ma lehtë pa dhimbje
A thu ma bukur pa lote
A thu ti ke me u kthye
Dhe prapë me qenë na të dy
A thu është fati i tillë
A thua gjithmone me vujtje
A thua ti do t’më kthehesh
Dhe prapë me qenë na të dy
Çdo gjë kalon në jetë
Atëherë dhe dielli kur të lind
Mbas diellit prapë shi do t’ketë
Kshtu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin
Ndoshta gjithmonë me vujtje
Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh
Edhe kjo ngjan n’këtë jetë
Çdo gjë kalon në jetë
Atëherë dhe dielli kur t’lind
Mbas diellit prapë shi do t’ketë
Kshtu asht me të vërtetë./ KultPlus.com