13 Gusht, 2018 - 6:00 pm
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka dorëzuar kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit. Kërkesa shoqërohet me 16 nënshkrime, bën të ditur kjo degë përmes një njoftimi për media.
Në bazë të nenit 44, pika 1 dhe pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit të Deputetëve të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mosmbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.
Kërkesës i është bashkëngjitur edhe lista me 16 nënshkrime të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e kësaj partie./KultPlus.com