6 Nëntor, 2021 - 9:45 pm
ABBA kanë zbuluar se janë të prirur të shkruajnë këngën reprezentuese të Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision – por duan që Dua Lipa ta këndojë atë.
Pop-grupi suedez e di sekretin e suksesit të Eurovisionit pasi fituan konkursin në vitin 1974 me mega-hitin “Waterloo”.
Pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat – me interpretuesin e vitit të kaluar James Newman që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA, 76 vjeç dhe Benny Andersson, 74 vjeç, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua do ta vinte veten në gatishmëri për të performuar.
Dyshja u shfaqën në episodin e së premtes në ‘BBC Breakfast’ teksa diskutuan lajmin se menaxhmenti i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino, Itali.
Ata vazhduan duke thënë se do të donin ta shihnin vetë Duan duke kënduar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe këmbëngulën se do të ishin gati për të kompozuar këngën për artistin e duhur.
Benny vazhdoi: “Zgjedhja e një përfaqësuesi është një gjë, kompozimi është një gjë tjetër. Kështu që ju duhet edhe një këngë e mrekullueshme edhe një përfaqësues i mirë”.
Kur u pyet nëse do të konsideronin pjesëmarrjen sërish ë Eurovision, ai tha: “O Zot, një prezantim tjetër si Mbretëri e Bashkuar? Unë nuk e di”.
Përgjigja e tij ishte më e matur se ajo e Bjornit, i cili tha hapur: “Jo”.
Megjithatë, Benny këmbënguli: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”./KultPlus.com