9 Gusht, 2018 - 9:44 am
Reperi i njohur shqiptar-amerikan, Action Bronson, ka arritur para dy ditëve në Prishtinë ndërsa po atë ditë është paraqitur në konferencën e parë për media, para koncertit që pritet të mbajë në kuadër të Sunny Hill Festival, që do të fillojë nesër, shkruan KultPlus.
Reperi Bronson ditët e qëndrimit këtu duket se i ka të mbushura me plot aktivitete ndërsa ditën e djeshme është takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Ai gjatë qëndrimit të tij duket sikur po mëson edhe më shumë për rrënjët e tij, pasi që ka postuar një fotografi të stërgjyshit të tij ndërsa në kokë mbanë një kapele. Ai tregon se fotoja është shkrepur para rreth 100 vitesh./ KultPlus.com