Adele i rikthehet muzikës pas një pauze pesë vjeçare

20 Janar, 2020 - 4:58 pm

Këngëtarja britaneze me famë botërore, Adele, prej pesë vitesh nuk ka qenë aktive në skenën muzikore, shkruan KultPlus.

Adele njihet për muzikën dhe tekstet e e veçanta të saj, të cilat preknin në zemrën e adhuruesve të shumtë të këngëtares.

Menaxherët e saj, për Daily Mail kanë bërë të ditur se këtë vit, Adele do të rikthehet me një album të ri muzikor.

Edhe një vit më parë u përfol se këngëtarja do të publikojë një album të ri, mirëpo vetëm tash së fundi është konfirmuar një gjë e tillë.

Adele njihet për hitet e saj si ”Someone like you”, ”Rolling in the deep”, ”Sky fall”, ”When we were young” etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme