Adriana Matoshi prezantuese në Festivalin e Këngës në RTSH

2 Nëntor, 2023 - 10:39 am

Festivali i Këngës në RTSH i cili këtë vit do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, dje mbajti edhe konferencën e parë për media, ku ndër të tjera zbuloi një ndër prezantueset e këtij edicioni.

Një ndër prezantueset këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH, do të jetë aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke si dhe deri më tani e vetmja prezantuese e zbuluar deri më tani, Adriana Matoshi. / KultPlus.com

Të ngjajshme