31 Gusht, 2019 - 10:00 pm
Kitaristi i njohur kosovar është duke qëndruar në Poloni, ku po prezanton muzikën e tij bashkë me Endrit Xërxa, kitarë, Adorel Haxhiaj, violonçelë dhe Tomorr Shkoza, bateri, shkruan KultPlus.
Peni ka njoftuar për KultPlus se është duke u prezantuar në Poloni në Festivalin e Kitarës Klasike, përkatësisht në edicionin e dymbëdhjetë, ku Peni bashkë me bashkëpunëtorët e tij po merr pjesë në dy koncerte të mëdha.
“Ftesa më ka ardhë nga kitaristi me famë botërore Lukasz Kuropaczeëski. Jam paraqitë si gjithmonë me muzikën (krijimtarinë) time si Duo dhe mandej Quartet bashkë me grupin tim Endrit Xërxa, kitarë, Adorel Haxhiaj, violonçelë dhe Tomorr Shkoza, bateri”, ka thëë Peni.
Ai ka shtuar se në mbrëmjen e së premtes ka prezantuar koncertin e parë i cili u mbajt në Jarocin të Polonisë dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm ku e gjithë salla, sipas tij ishte ngritur në këmbë. “Na kanë kthyer në skenë për tre herë me radhë, ishte një mbrëmje shumë e mirë”, ka thënë Peni, i cili ka shtuar se koncerti i radhës do të mbahet në mbrëmjen e së dielës në Poznan. “Jam i lumtur tej mase që muzika ime dëgjohet me kaq pasion edhe jashtë shtetit, ajo gjithmonë po e arrin kulmin e saj”, ka përfunduar Peni./KultPlus.com