Vjollca Robelli Mripa vjen me dy koncerte në Kosovë

31 Gusht, 2019 - 9:00 pm

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë po vjen me albumin e saj më të ri. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Facebook, ku ka thënë:

”Te dashur miq,
Kam knaqesine te iu njoftoj se pas nje pune 2 vjeçare me nje ekip fantastik, muajin tjeter do te promovoj albumin tim te pare “Besa” permes dy koncerteve:
13 Shtator 2019 – Kino Lumbardhi, Prizren, 21:00
14 Shtator 2019 – Kino Armata, Prishtine, 20:00
Ruani datat!
AJO”

Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.

Artistja për KultPlus, tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës. /KultPlus.com

Të ngjajshme