12 Janar, 2020 - 1:58 pm
Vjollca Robelli Mripa e cila njihet për hitin e saj të mëhershëm ”Ajo”, tashmë duke u bërë ky edhe pseudonimi i saj artistik, do të mbajë koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, shkruan KultPlus.
”Rich Mix”, skena ku do të performoj Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike dhe më të njohura të artit në qytetin e Londrës.
Ndërkaq koncerti pritet të mbahet më datën 21 shkurt të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të këngëtares.
”E lumtur t’ju njoftoj se do të mbaj koncert në njërën nga qendrat më unike dhe më dinamike të artit në Londër, Rich Mix. Koncerti do të mbahet me 21 shkurt nga ora 8pm me ftesën e organizatës Arts Canteen e cila kuron dhe prodhon shumë evenimente, ekspozita dhe festivale te muzikës duke mbeshtetur artistë të njohur dhe të rinj nga bota lindore dhe regjionet përreth duke sjellë punën e tyre tek publiku i Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej.” / KultPlus.com