15 Shtator, 2019 - 11:30 am
Muzika si çdo art tjetër, funksionon dhe transmetohet tek të tjerët përmes ndjenjave dhe atmosferës që përçon.
Mbrëmë, Vjolla Robelli- AJO, arriti që përmes performancës së saj, që zuri vend në Kino Armata, të argëtoj publikun duke i dhuruar një emocion të fuqishëm përmes këngëve të realizuara nga ajo, shkruan KultPlus
Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re
AJO, pas një pauze u rikthye me albumin ‘’Besa’’, që gjithsej përmban gjashtë këngë. Tematika që trajtohet në këto këngë është kryesisht ajo shqiptare që përcillet edhe me një nostalgji, mirëpo këngëtarja ka shkruar edhe kënduar edhe për jetën dhe përvojën personale.
Koncerti filloi me këngën ‘’AJO’’, duke u ndjekur më pas me këngët tjera të albumit, tri prej të cilave ishin të aranzhuara si ‘’Baresha’’, ‘’Zare’’ dhe ‘’Zogo’’. Kurse tri të tjerat ishin të shkruara nga vetë këngëtarja, e cila tha se është ndikuar nga jeta e saj private dhe jo vetëm. Kënga ‘’Burrnesha’’, trajtonte fatin e një gruaje që prindërit e kishin fejuar qysh në djep, e që këngëtarja pohoi që kënga të jetë e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këngën ‘’Nëna’’, këngëtarja deklaroi ta ketë shkruar gjatë shtatzanisë së saj. ‘’Kam dashur të tregoj se cfarë ndjen një nënë gjatë periudhës së shtatzanisë, kësaj periudhe magjike’’, u shpreh këngëtarja për publikun. Ndërsa, kënga ‘’Besa’’, flistë për traditën tonë si komb, për atë që ishim e nuk jemi më.
Publiku si për të shfaqur mallin për muzikën dhe mungesën e AJO-së, nuk u kursyen me duartrokitje, herë në fillim të performancës, herë në fund të saj e shumë shpesh përcillin performancën me duartrokitje, me këndim e entuziasëm.
Artistja për KultPlus, tregoi se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.
Edhe pse një këngëtare shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, rrënjët shqiptare janë shumë të theksuara në muzikën e saj. Këngëtarja tenton që traditën, historinë dhe muzikën tonë ta inkuadroj në stilin dhe artin e saj, kështu duke realizuar një kryevepër muzikore në historinë e muzikës së saj./KultPlus.com