14 Qershor, 2020 - 4:30 pm
Kush do ta kishte menduar që një komedi gjeniale, 40 vjet e vjetër, do të reflektonte tërësisht ngjarjet e tanishme? Çfarëdo që dikush do të kishte pritur nga të shikuarit për herë të parë të “The Blues Brothers”, nuk do të ishte ajo se në mënyrë të parehatshme do të pasqyronte çfarë po ndodh tani në Britani dhe SHBA.
Por përkundër kësaj në disa pika në “The Blues Brothers”, ju shihni vetura që kalojnë përgjatë grupeve të këmbësorëve (përfshirë atë në një grup të protestuesve antifashistë). Ju shihni një forcë të madhe policore të qytetit që u përgjigjet provokimeve me dhunë ekstreme dhe ushtri në rrugët e Chicagos. Shihni një figurë të krahut të djathtë duke u siguruar që bota në të cilën ai bën pjesë “është një organizatë e denjë, me vendas të bardhë që i binden ligjit, njëlloj si ju”. Ju shihni eksperiencën afrikano-amerikane të përvetësuar dhe ripaketuar si argëtim për një audiencë të bardhë. Një muaj më parë, e gjithë kjo nuk do të ishte regjistruar kaq thellë brenda meje. Por tani shikimi i “The Blues Brothers” u bë një eksperiencë çorientuese.
Është e vlefshme të kujtojmë që përvetësimi kulturor nuk ishte një mëkat aq i madh kur “The Blues Brother” u realizua në vitin 1980. Dan Aykroyd dhe John Belushi ishin plotësisht të sinqertë në dashurinë e tyre ndaj bluesit, dhe luftuan për legjendat që bënë role figurantësh të kenë role të rëndësishme, si Aretha Franklin, Cab Calloway dhe Ray Charles. Në anën tjetër, ani pse është e parehatshme që të shohësh John Lee Hooker duke luajtur Boom Boom për njerëzit me ngjyrë në rrugë, përderisa Aykroyd dhe Belushi – që ishte le të jemi të sinqertë, një këngëtar moderator në klube – luanin R&B në teatrot e mëdha të mbushura plot me njerëz të bardhë në një festë që ata organizuan për të grumbulluar para për jetimoren e tyre të vjetër. Ani pse dikush mund të argumentojë: Mirë, por a nuk është kjo ajo që ndodhi me blues, 20 vjet më parë?
Por duke e gjykuar “The Blues Brothers” në termat e tij, shihet jo si një ilustrim i politikës së racizmit, por si një komedi. Aykroyd and Belushi? Legjenda të komedisë! John Landis? Një nga regjisorët më interesantë amerikanë të kësaj periudhe. Pra, përse nuk kam qeshur? Sepse Aykroyd përmes punës së tij dhe dashurisë për skenarin shpërfilli vendosjen e shakave konkrete. Ka një harmoni të absurditetit, vërdallë në kotësi dhe situatave të ekzagjeruara deri në ekstreme. Por, jo shaka. Unë mund të hamendësoj që fjalia që citohet më së shumti – “Jo, mami, ne jemi muzikantë” – erdhi në fund të disa zotësive të ashpra, dhe jo se ishte përgjigje për ndonjë pyetje. Kjo nuk është një shaka. E tillë nuk është as të thuash – “Ne jemi në një mision nga Zoti” – çdo disa minuta. /Koha.net /KultPlus.com