Alban Ramosaj mes lotësh në Këngën Magjike: O mam, fitova (VIDEO)

30 Maj, 2021 - 12:28 pm

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

Çmimi u dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa. Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.

Ndër të tjera, Ramosaj pranoi çmimin mes lotësh. Ishin fjalët ”O mam, fitova” që emocionuan të gjithë të pranishmit. / KultPlus.com

Të ngjajshme