26 Korrik, 2022 - 11:30 pm
Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, përcjell KultPlus.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Fifi si dhe këngëtari Alban Skënderaj.
“Fifi do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.“
“Albani do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.“
Ndërkohë, është konfirmuar edhe performanca e artistëve të tjerë si Xhensila Myrtezaj dhe Flori Mumajesi.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. / KultPlus.com