29 Shtator, 2021 - 10:15 pm
Një album i David Bowie që nuk u publikua kurrë zyrtarisht gjatë jetës së tij do të dalë një ditë para ditëlindjes së tij të 75 –të, transmeton KultPlus.
Albumi ‘Toy’, i cili u regjistrua në vitin 2001 dhe u zbulua në internet në vitin 2011, do të dalë në një kuti me tre CD.
Sipas producentit të Bowie, Mark Plati, albumi kap “tingullin e njerëzve të lumtur që luajnë muzikë”.
” ‘Toy’ është si një moment në kohë i kapur në një qelibar gëzimi, zjarri dhe energjie,” tha bashkëpunëtori i Bowie-t në një deklaratë.
“Jam i lumtur që më në fund do të jem në gjendje të them se tani ky album na përket të gjithëve ne.”
Ky album përmban fytyrën e rritur të Bowie të mbivendosur mbi atë të një fëmije./KultPlus.com