19 Shtator, 2020 - 2:25 pm
Pas një punë dy vjeçare, artistja shqiptare Ava Max, publikoi albumin e saj të parë, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtares, duke u renditur i pari në nivel global të iTunes si albumi më i kërkuar i momentit, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, kopertina e këtij gjendet në “billboard”-et e sheshit ‘Times Suqare’ në New York, si dhe në ‘Beverly Center’ të Los Angelesit.
E lumtur teksa sheh albumin e saj të promovohet në mbarë botën, Ava Max ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të reklamës së albumit të saj nëpër këto qytete.
Një hapësirë e veçantë albumit “Heaven and Hell” i është dhënë mbrëmë edhe në një qendër të madhe në Stokholm të Suedisë.
Albumi debutues i 25-vjeçares titullohet “Heaven and Hell” dhe përmban plot 15 këngë, përfshirë hitet: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” etj. / KultPlus.com