18 Shkurt, 2020 - 2:02 pm
Adele po sjell më në fund një album me këngë të reja.
Këngëtarja e mirënjohur, Adele po planifikon ta lansojë albumin e ri në shtator.
Lajmin e konfirmoi ajo gjatë vikendit ku po performonte në dasmën e mikes së saj.
Derisa po fliste në skenë, artistja e mirënjohur u shpreh “prisni albumin tim në shtator”
Muajin e kaluar, menaxheri i Adele konfirmoi se ajo do ta publikojë këngën e radhës këtë vit.
Albumi i fundit i artistes britanike është ai me titullin “25”, album ky shumë i suksesshëm që u shpall edhe ‘albumi i vitit’ në Grammy 2017. / KultPlus.com