24 Qershor, 2021 - 10:36 pm
Aneta Gashi është shpallur fituese e vendit të parë në konkursin ndërkombëtar të pianos ”Sergei Rachmaminoff” i cili është mbajtur në Sarajevë.
Ky konkurs ka mbledhur konkurrent nga e gjithë bota, me gjithsej 431 pjesëmarrës.
Gashi është nxënëse e klasës së IV në klasën e Arbnor Krasniqit, në shkollën e muzikës ”Lorenc Antoni” në Prizren.
Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga Arbnor Krasniqi i cili theksoi në një postim në rrjetin social Facebook, se ndjehet i lumtur që një nga nxënëset e tij është shpallur fituese e vendit të parë në këtë garë. / KultPlus.com