Anëtari i grupit “Troja” reagon ndaj përdorimit të këngëve të tyre në protesta

13 Prill, 2019 - 8:52 pm

Anëtari i grupit “Troja” Bujar Berisha, ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve të tyre në protestën të cilën e ka mbajtur sot opozita në Tiranë, shkruan KultPlus.

Mirëpo përmes këtij statusi ai për të njëjtën gjë ka kritikuar edhe partitë në Kosovë.

“Dy fjalë për demagogjinë e partive politike shqipëtare (Kosove dhe Shqipëri)! Kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit Troja në protesta kundër qeverisë, e kur e marrin pushtetin festojnë me Çiljetën e me Medën…Paramendoni çfarë reforma mund të bëjë dikush që e përdor pronën e dikujt pa e pyetur (e vjedh djersën e tjetrit) në të njëjtën kohë që e akuzon tjetrin për hajni”, ka shkruar ai në statusin e tij në Facebook.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e opozitës e cila kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme