23 Dhjetor, 2020 - 11:21 pm
Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision. Është Angjela Peristeri që me këngën ‘Karma’ rrëmbeu fitoren e këtij festivali, shkruan KultPlus.
Festivali i këngës në RTSH përgjatë këtyre tre netëve erdhi me përlot surpriza dhe këngë e interpretime mjaft të bukura.
Pandemia që ka goditur botën që në fillimet e këtij viti nuk ndaloi mbajtjen e këtij festivali, por përkundrazi i shtoj hijeshinë e shesheve shumëngjyrëshe e përplot histori të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Ndërkaq vendin e dytë e zuri kënga ‘Kush je ti dashuri’, kënduar nga Festina Mezini. Kursve vendin e tretë e rrëmbeu Sardi Struga me këngën ‘Kam me t’ba me kajt’./ KultPlus.com