7 Tetor, 2019 - 11:57 am
Kënga e njohur “Ani moj Kosovë, oj moj bukuroshe” është një ndër këngët më të njohura popullore që është kënduar nga shumë këngëtarë, shkruan KultPlus.
Brenda këtij teksti sjellim versionin e kësaj kënge të interpretuar nga Shkurte Fejza, ndërkohë, kjo këngë është bërë hit edhe me interpretimin e Ramush Haradinajt.
Ani moj Kosovë, oh moj bukuroshe,
O rreth me rreth edhe qoshe me qoshe,
Ani rreth me rreth edhe qoshe me qoshe.
Ani t’gjitha t’mirat, oh moj m’i ke ti e
O moj Kosovë, o moj bukurie
Ani moj Kosovë, o moj bukurie.
Ani një ma të miren o ma ke prej ari, o këtu gjithmonë o ka jetu shqiptari,
Ani këtu gjithmonë o ka jetu shqiptari.
Ani këtu gjithmonë o ka jetu shqiptari, o brez pas brezi, edhe djal pas djali,
Ani brez pas brezi edhe djal pas djali.
Ani brez pas brezi, oh e kohë pas kohe,
O kurrë Kosovë, jo s’të lshojmë prej dore,
Ani kurrë Kosovë jo s’të lshojmë prej dore.
Ani sot këngëtari o me çifteli e, o do t’këndon moj Kosovë per ty e,
Ani do t’këndon moj Kosovë per ty e./KultPlus.com