29 Gusht, 2017 - 3:22 pm
Këngëtarja e njohur Anida Take, e cila ndërroi jetë në fillim të vitit të kaluar në moshën 83 vjeçare, megjithatë gjatë jetës së saj pati disa ëndrra të cilat nuk iu plotësuan kurrë.
Në librin e Sanije Gashit – “Ecje nëpër kujtesë – tregime jete të grave me karrierë” ajo mes tjerash tregon dëshirën e saj të flaktë për Kosovën, dhe se si kërkoi me ngulm të vinte në Kosovë për të kënduar.
“Anida që herët ka qenë në dijeni se edhe në Kosovë po e dëgjonin, po e admironin, kur në Radio Tiranën e atëhershme po i shkonin shumë letra nga Kosova, por që asnjëherë nuk i janë dorëzuar! Veçse, asnjëherë nuk iu dha rasti të vinte e të këndonte: Prita 50 vjet që të vija e të këndojë një herë në Kosovë! Këtë ardhje e realizova tash vonë, me insistimin tim! Më thoshte im shoq, Anida, mos u dorëzo, do të vijë një ditë që do të të plotësohet kjo dëshirë! Kur Ansambli erdhi për herë të parë në Prishtinës, emri im nuk ishte në atë listë… Unë e realizova ardhjen, por gjithmonë më mbetet një merak, që në Prishtinë nuk kam kënduar asnjëherë! Gjithnjë kam pritur të më vinte një ftesë, sidomos tani që atje përditë paraqiten këngëtarë nga Tirana…” i pati thënë Anida Sanijes në një bashkëbisedim për këtë libër, të botuar në vitin 2012-të, shkruan KultPlus.
Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit.
Gjatë karrierës së saj mbi gjysmë shekullore, Anida Take ka interpretuar një repertor prej 750 këngësh. / KultPlus.com