8 Shkurt, 2018 - 2:18 pm
Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington DC, për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës mbrëmë ka organizuar koncert festiv me Ansamblin e tunxhit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Në këtë koncert interpretuan pjesëtarët e ansamblit të FSK-së, Avni Krasniqi dhe Ardit Pira në trumpetë, Bledar Bujupi në korno, Betim Krasniqi dhe Rejhan Rexha në trombon dhe Shkumbin Bajraktari në klarinetë.
Po ashtu dhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku mbrëmë ka postuar një fotografi me këtë ansambël. “Me djemtë më të mirë të Kosovës, gati për pritjen për #Kosova10”, kishte shkruar ambasadorja Çitaku. Në këtë koncert që është mbajtur mbrëmë në The Meridian House – Washington, DC, kanë qenë të pranishëm lider nga Kosova dhe edhe shumë personalitete amerikane por edhe dhe shqiptaro-amerikane. / KultPlus.com