20 Gusht, 2023 - 10:40 am
Pushuesit e shumtë në Shëngjin kaluan një fundjavë ndryshe falë performances së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
Këngët dhe vallet e interpretuara për rreth 60 minuta me mjeshtëri tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve, pranë sheshit “Wilson”.
Sipas drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ky aktivitet mundësoi njohjen e vlerave të traditës dhe folklorit edhe për turistët e huaj.
“Artistët e ansamblit janë bërë një, janë bërë bashkë. Kjo ndodh rrallë, sepse ansambli, sigurisht, performon në skena të mëdha, por edhe afër publikut. Siç dihet, tradita jonë e mrekullueshme, këngët, folklori, burojnë nga shpirti i publikut dhe ai duhet të jetë aty afër”.
Këto aktivitete kulturore po organizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në zona turistike të ndryshme të vendit./KlanNews/KultPlus.com