3 Nëntor, 2017 - 3:54 pm
Sonte në Rockuzinë do të performojë Arbër Krasniqi & THE POOR, përcjellë KultPlus.
Arbëri është kompozitor dhe gjithashtu një vokalist e basist në rock grupin the poor. Në punën individuale, Arbër Krasniqi ka përfunduar një album në vitin 2009 të titulluar “Songs Of Memories”, me këngët si “You”, “Ice And Butterflies” ,”If You Could Love Me Forever” etj. Gjithashtu singla si: “I Need Love”, “T’kam falë”, “Une E Ti”, etj.
Ai është gjithashtu i angazhuar edhe me muzikë filmi e teatri. Grupi është aktiv që nga viti 2003 duke marrë pjesë në shumë festivale e koncerte. The poor ka Samir Hyseinin si lead kitarist si dhe Vullnet Krasniqin baterist.
Performanca e tyre sonte në Rockuzinë fillon nga ora 21:00. / KultPlus.com