13 Gusht, 2018 - 5:19 pm
Këngëtarja e njohur Aretha Franklin, 76 vjeçare, është sëmurë rëndë, raporton AP, duke cituar burime të saj.
Ky person, i cili donte të mbetej anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë, i tha agjencisë se këngëtarja ishte e sëmurë rëndë.
Këngëtarja 76-vjeçare ka anuluar koncertet e planifikuar më herët këtë vit si pasojë e shëndetit të ligë dhe është urdhëruar nga mjekët që të pushojë për dy muaj.
Vitin e kaluar, Franklin ka paralajmëruar planet e saja për pensionim pas lansimit të albumit të saj të ri.
Ndërkaq, ueb-faqja e showbizit, TMZ, ka raportuar se “një mik i vjetër i këngëtares ka thënë disa javë më parë që të ‘përgatiteni pasi ajo po vdes’”./KultPlus.com