9 Shkurt, 2021 - 10:00 am
Ariana Grande po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e saj.
Veprimi i fundit i yllit botëror? Fitimi i titullit të saj të 20-të të Rekordeve Botërore Guinness.
Rekordet Botërore të Guinness javën e kaluar njoftuan se vlerësimi më i ri për Grande është ‘debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100”, me pesë të renditura në krye të top listave.
“Ajo që bëri të fitojë edhe një rekord të ri është si e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori”, thuhet në njoftim. “Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në industrinë e muzikës, të filluar qysh në adoleshencë”.
Disa nga titujt e tjerë të rëndësishëm të Rekordeve Botërore të Guinness së Grande përfshijnë:
Më e transmetuara në Spotify brenda një jave (artiste femër)
Artistja femër më e ndjekur në Spotify
Artistja që ka zënë pozitat e para në tabelë edhe në ShBA
Artistja me më së shumti (40) hyrje në tabela në ShBA
Artistja me këngët më të transmetuara në Spotify brenda një jave
Artistja femër me më së shumti abonues në YouTube
Artistja me albumin më të transmetuar brenda një jave në ShBA.
Artistja me më së shumti nominime në MTV EMA për ‘Bashkëpunimin më të mirë’
Artistja me këngët më të transmetuara në një javë në listat e Billboard
Artistja femër me më së shumti dëgjues në Spotify
Albumi i gjashtë dhe më i fundit i Arianas, “Positions”, u publikua më 30 tetor 2020. Ky i fundit u rendit në vendin e parë në Billboard dhe qëndroi deri më 7 nëntor 2020.
Debutimet e tjera në vendin e parë të ikonës së muzikës pop përfshijnë: “thank u, next”, “7 rings”, “Stuck with U” dhe “Rain on Me”. /Telegrafi/ KultPlus.com