Arilena Ara paralajmëron koncert recital nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë

29 Prill, 2020 - 11:23 pm

Koronavirusi shkaktoi probleme të mëdha në botë pothuajse në të gjitha veprimtaritë.

Edhe edicioni i Eurovision, këtë vit është anuluar si shkak i përhapjes së këtij virusi.

Arilena Ara, këtë vit do të merrte pjesë ku do e përfaqësonte Shqipërinë por Covid-19 e pamundësoi një gjë të tillë.

Megjithatë, Arilena ka menduar për fansat një surprizë të veçantë.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Arilena ka paralajmëruar se do të mbajë koncert recital në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Sounds of Silence (Tingujt e qetësisë)” është titulli i këtij koncerti, i cili do të mbahet pa audiencë për shkak të situatës, megjithatë do të transmetohet në të gjitha platformat. Blic / KultPlus.com

Të ngjajshme