Arilena tregon impaktin që ka kënga e saj te të huajt

11 Janar, 2020 - 5:00 pm

Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të Festivalit të Këngës, një festival që vitin e kaluar pati shumë polemika, të cilat vazhdojnë edhe sot. Pas fitores së Arilenës u bë nami në rrjet, disa u shprehën të pakënaqur e të tjerë e mbështetën këngëtaren.

Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”.

Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

Dy këngëtaret përfliteshin prej ditësh si dy konkurrentet më të forta të këtij festivali dhe të denja për çmimin e madh. Renditja në vend të dytë i la shije të hidhur Gjatës, e cila ‘theu’ edhe kodin e pashkruar të humbësit që uron fituesin.

Së fundmi, Arilena me një postim në “Instagram” ka treguar edhe reagimin e të huajve për këngën e saj. Në videot e postuara shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këtë këngë dhe janë emocionuar nga zëri i Arilenës.

“Ju dua shumë të gjithëve. Jam mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, shkruan Arilena krah videove. /KultPlus.com

Të ngjajshme