Armend Rexhepagiqi: Ngopesh nga skena kur je njeri normal

23 Mars, 2019 - 3:03 pm

Këngëtari Armend Rexhepagiqi këtë të hënë do të jetë pjesë e një emisioni televiziv në Klan Kosova.

Së fundmi i rikthyer në bashkëpunimin me këngëtaren “Tuna”, për një version tjetër të këngës “Harrova”, por edhe si bashkëpunëtor i Tunës dhe Elvana Gjatës.

Në një episod të shkurtër të emisionit që po vjen, Armendi tregon pak prej arsyeve pse ai është zhdukur prej skenës muzikore për një kohë të gjatë.

“Nëse je njeri normal ngopesh nga skena. Nëse dëshiron tërë kohës të të adhurojnë, atëherë nuk ngopesh kurrë” tregon Armendi në këtë intervistë.

Armendi mbetet ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë i cili për vite me radhë nuk ka publikuar asnjë këngë të tijën personale, por vetëm ka bashkëpunuar në projekte muzikore të këngëtarëve tjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme