ArtCamp ndryshon lokacionin shkaku i ankesave për aktivitetin e tyre

25 Gusht, 2020 - 9:30 pm

ArtCamp po ndryshon lokacionin shkaku i ankesave të një grupi qytetarësh të Sllupçanit, shkruan KultPlus

“Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banoret e fshatit Sllupcan, unë mendoj që ne nuk jemi më të zhurmshëm se sa dasmat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ky është vendi ku është mbajtur ArtCamp, d.m.th. sot gjithçka është pastruar, nga vitit tjetër do jemi me një lokacion te ri, shume larg prej fshatit Sllupçan!
Ju Faleminderit!

Ky është vendi ku është mbajtur ArtCamp, sot është i pastruar, i rregulluar ashtu si ka qenë, nuk ka ndodh as një incident, as një problem, e gjithë kjo falë vizitoreve që ishin shumë të edukuar dhe respektonin kohën e qëndrimit në Camp.

Nga viti tjetër, nuk do jemi më në ketë lokacion. Do shkojmë me një vend te ri, shumë large fshatit jo për të festuar më shume, e as për të lëshuar muzikë më shume, e as për të pirë alkool (alkooli as nuk është shitur ne camp, Sponsori i pijeve ka qene JAFFA dhe besoj se e dini se ka pije jo alkoolike), Ne do largohemi vetëm sepse një grup i vogël janë kundër kësaj ideje që të mbahet në at vend, dhe ne me shume kulture e pranojmë kërkesën e tyre, pa bërë zhurme e pa nxit urrejtje tek banoret, sepse kjo ngjarje artistike është bëre për te mirën e tyre, e jo për të nxitur urrejtje. Urrejtja i takon të keqes, ne nuk jemi për të bërë keq e as për të nxitur.

Në Camp kanë qenë pjesëmarrës 45 artistë të shteteve të ndryshme që për herë të parë e vizitojnë Komunën tone dhe kanë pikturuar në natyrë dhe kanë mësuar më shumë për vendin dhe historinë tonë. Në Camp ka pasur këngëtar që i njohim të gjithë, ka pasur muzike klasike, rock dhe Dj, ka pasur Humor dhe Stand Up, dhe të gjithë filmat që janë shfaqur janë me vlera dhe me shume çmime ndërkombëtare.
Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banoret e fshatit Sllupcan, unë mendoj që ne nuk jemi më të zhurmshëm se sa dasmat, e as më të zhurmshëm se sa shume probleme elementare qe na rrethojnë. Zhurma nuk vjen nga një ngjarje kulturore 3 dite!

Puna jonë është bë me shumë sinqeritet, askush nga ne ska pasur një fitim material nga kjo, jemi munduar gjithçka qe kemi pas të investojmë në këtë koloni që u bë si festival i vogël, rezultatin e patë vet, banoret e kësaj komune kane nevojë për të parë art, dëgjuar art dhe për të shijuar. Jam shumë krenar për këto banor dhe shume mirënjohës.

Por nga disa reagime shume te vogla dhe jo te sinqerta, për te mos i dhëne shumë ngjyre tjetër, ne kemi vendosur mos të jemi në këtë vend, do shkojmë shume më larg.

Sllupcan ti meriton paqe, dashuri dhe mirësi mes njerëzve,
Urrejtja-nxitja, kritika e Facebook nuk na dërgojnë askund përveç se të mbajmë inate dhe paragjykime. Për ata që mendojnë dhe e dinë më të mirën për vendin tone, ju lutem zgjohuni e punoni, në fshatin tone nuk mbaj mend as një aktivitet sportiv, kulturore e edukativ.

Do keni përkrahjen tone, nëse nuk ju pëlqejn idetë tona të frikshme, degjeneruese dhe të rrezikshme, së paku na lejoni mund të ju ndihmojmë edhe me sponzorim, vetëm zgjohuni e të bëhet diçka e mire.

Ju faleminderit për mirëkuptim” / KultPlus.com

Të ngjajshme