19 Nëntor, 2018 - 10:05 pm
Artistët që po lejnë gjurmë në botë sot janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” në Romë, shkruan KultPlus.
Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta tashmë janë ngjitur në skenën e teatrit “Argentina” në Itali, për të interpretuar këngë të njohura shqipe e në gjuhë të tjera. Të gjithë së bashku ata janë bashkuar për interpretimin e këngës “Lule borë”.
Ermal Meta e Dua Lipa che cantano insieme!!!
Un sogno che si avvera
: revista_bordo su Instagram#ErmalMeta #DuaLipa pic.twitter.com/E5cDBghkp3— ELENA (@Elena_Lo_Bue) November 19, 2018
Në këtë video të shkurtër mund të ndiqni pak nga interpretimi i këngëtares premtuese Erza Muqollit, ndërsa në pjesën e dytë mund të shihni pak nga interpretimi i këngës “Lule borë” nga zërat shqiptarë.
Ky koncert mbahet në moton “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”./ KultPlus.com