Artistët e njohur shqiptarë bashkohen në Romë për nder të Skënderbeut

19 Nëntor, 2018 - 6:21 pm

Artistët që po lejnë gjurmë në botë sot janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënnderbeun” në Romë, shkruan KultPlus.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukici, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta tashmë janë në teatrin “Argentina” në Itali, disa prej të cilëve do të interpretojnë në koncertin i cili fillon në orën 20:30.

Tenori Ramë Lahaj tashmë ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah Dua Lipës dhe familjes së saj dhe Lorik Canës.

Ky manifestimi bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën do të vazhdojë koncerti madhështor ” Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”./ KultPlus.com

Të ngjajshme