30 Qershor, 2024 - 8:46 pm
Për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës janë shënuar evente të ndryshme artistike brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan KultPlus.
Me një dedikim të tillë është realizuar një mbrëmje artistike në Munih të Gjermanisë, ku dy artistet e njohura Lule Elezi në piano e sopranoja Zana Abazi Ramadani janë prezantuar me një koncert të përbashkët të organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë.
Më poshtë po e sjellim të plotë njoftimin e pianistes Elezi.
Nën organizimin e mrekullueshëm të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih z. Afrim Nura dhe Konsullatës së Përgjithshme, u shënua 25 vjetori i çlirimit të Kosovës në Mynih të Gjermanisë.
Kisha kënaqësinë e veçantë që në këtë event të rëndësishëm të performoja si soliste në piano dhe të shoqëroja zërin e ëmbël të sopranos sonë të mirënjohur Zana Abazi Ramadani
Në këtë mbrëmje festive shënuam e festuam 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku ishin të pranishëm institucionet bavarese, përfaqësues të korit konsullor si dhe bashkëatdhetar të dashur dhe personalitete të ndryshme.
Falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt të Konsullit të Përgjithshëm, z. Afrim Nura dhe stafin e tij që ndihmuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje festive.
Copyright photos: Blerim GJinovci./ KultPlus.com