26 Shkurt, 2019 - 2:45 pm
Thënia e vjetër “mbeturina e njërit është thesari i tjetrit” i përshtatet më së miri një muzikanti egjiptian.
Kjo për shkak se Shady Rabab po e bën pikërisht atë – mbeturinat po i shndërron në thesar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Kjo ide i erdhi atij pasi që kuptoi se shumë njerëz në Egjipt nuk ishin në gjendje t’i përballonin çmimet e shtrenjta të instrumenteve muzikore.
Me këtë ide në mendje, artisti Rabab ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Kombet e Bashkuara që ka të bëjë me ruajtjen e mjedisit.
Synimi i tij është që ta ngritë vetëdijen e qytetarëve për dëmin që mbeturinat prej plastike po i shkaktojnë ambientit./ KultPlus.com