4 Shkurt, 2019 - 11:00 am
Pasi u konfirmua që vendi ku do të organizohen netët e Eurovizionit do të jetë kryeqyteti, tani producentët izraelitë janë duke punuar që ta bëjnë kompeticionin e këtij viti vërtet special.
Sipas “The Times of Israel”, filantropisti Sylvan Adams ka rënë dakord që të mundësojë fondet, në mënyrë që në natën finale në maj të performojë dhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna.
Organizatori i eventit Dani Ben Aim e ka komentuar kështu lajmin: “Mund t’ju konfirmoj se kemi marrë dritën jeshile nga miliarderi Adams dhe shumë shpejt do të takohemi me Madonnën për të diskutuar detajet. Deri tani gjërat duken shumë mirë”. Mendohet se artistja e njohur do të përfitojë më shumë se 1.5 milionë dollar për performancën që do të japë. Për herë të fundit ajo ka performuar në Izrael në verën e viti 2012 por kjo herë padyshim do të jetë më e veçantë. /KultPlus.com