8 Shkurt, 2022 - 10:59 pm
Çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, janë bërë të ditur gjatë kësaj mbrëmje, me ç’rast Dua Lipa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B, duke lënë pas vetës yje të mëdhenj si Ed Sheeran dhe Adele shkruan KultPlus.
Lipa nuk ka qenë e pranishme në këtë mbrëmje pasi shumë shpejt pritet të fillojë turneu i saj nëpër shtetin e Amerikës. Por ajo ka shprehur emocionet e saj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.
“Wowowow!! AKTI MË I MIRË POP
@brits
!!!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë ju!!“, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com