Artistja Vlera Kastrati së shpejti sjell këngën dhe klipin e dytë të titulluar “Paris”

20 Shtator, 2019 - 4:45 pm

Kantautorja Vlera Kastrati do të xhirojë klipin e saj të dytë të këngës së titulluar “Paris” në qytetin e Parisit, me një ekip francez. Ajo do të qëndrojë disa ditë në Paris për xhirimin e klipit dhe promovimin e artit të saj, ndërsa publiku do të ketë së shpejti edhe vizuelisht tingujt francezë të kësaj kënge.

Kënga “Paris” i kushtohet pikërisht qytetit të Parisit dhe teksti e melodia janë sërish krijim i vetë Vlera Kastratit në rolin e dyfishtë të kantautores dhe këngëtares, ndërsa aranzhimi është bërënga mjeshtri i shquar italian i jazz-it Amedeo Tommasi në Romë.

Ky është klipi i këngës së dytë të artistes, pjesë e librit dhe albumit të saj prej tetë këngësh “Anatomy of a Kosova Woman’s Soul” të cilat sapo janë publikuar dhe po zgjojnë tashmë kërshërinë dhe vëmendjen e publikut.

Vlera Kastrati nxori këngën e saj te parë jazz “I’ve sinned” disa muaj më parë dhe klipin e kësaj kënge i cili është pëlqyer shumë nga një numër i madh i adhuruesve të muzikës Jazz. /KultPlus.com

Më poshtë, kënga e parë e Vlerës “I’ve sinned”:

Të ngjajshme