24 Korrik, 2020 - 9:58 am
Iniciativa e cila bëri bujë të madhe tek shqiptarët kudo në botë dhe jo vetëm, kishte të bënte me vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.
Shumë figura publike vendore e ndërkombëtare e përkrahën këtë iniciativë në mënyra të ndryshme, mirëpo ajo që pati ndikimin më të madh në botë e kryesisht në Serbi, ishte postimi i Dua Lipës, ku sqaronte fjalën ‘Autokton’ me flamurin kuq e zi.
Dua ngjalli shumë reagime në Serbi, ku komentet në positmin e saj vërshuan me të madhe, madje disa edhe nga artistët e famshëm të Serbisë, të cilët herë ofendonin atë, e akuzonin për ekstremiste e herë e akuzonin se nuk e njeh mirë historinë.
Menjëherë pas sulmeve, Dua publikoi edhe një shkrim ku sqaronte më gjerë se nuk kishte tentuat të nxitë urrejtje. Ajo thjeshtë dëshironte që vendi i saj të përfaqësohej në një hartë.
”Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.
Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.
Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”, përfundon shkrimin Dua.
Ndërkaq, shqiptarët nga anë e mbanë botës kanë dhënë përkrahjen e tyre të madhe, duke falenderuar Duan e duke i mveshur lavdata prej më të mëdha.
”Atë që nuk mundi ta bëjë pushteti për 20 vite, e bëri Dua për 2 minuta. Ajo e çoi pesh një Serbi!”, ishte njëri nga reagimet që qarkulloi shumë në rrjete sociale. / KultPlus.com