“Atje Lart” e Festina Mejzinit, tentativa e parë e Eriona Rushitit për në Eurovision (VIDEO)

21 Janar, 2019 - 11:27 am

Këngëtarja Festina Mejzini, stili i së cilës është veçuar gjithmonë unik, para dy viteve e solli atë në skenën e madhe të festivalit të RTSH-së, festival ky që dërgon Shqipërinë në Eurovizion, aty ku po synonte të dilte me fitore, shkruan KultPlus.

Pjesëmarrëse me këngën ‘’Atje Lart’’ tekstin dhe muzikën e së cilës e kishte realizuar kompozitorja Eriona Rushtit, këngëtarja nga Gjakova ende mbetet në mendjen e të gjithëve me interpretimin e saj të shkëlqyer.

Eriona siç e dimë këtë vit e dërgon Shqipërinë në Eurovizion me interpretim të Jonida Maliqit. Dy vite më parë kënga e Festinës dhe interpretimi i saj nga mediat e huaja dhe ato shqiptare u cilësuan  si kënga më me stil dhe përfaqësimi më dinjitoz që mund të ketë Shqipëria.

Me anë të një postimi në Instagram kompozitorja ka rikthyer ndjenjat te kënga e Festina Mejzinit një këngë që riktheu ndjenjat e publikut tek muzika e vjetër,  muzikë me plotë vlerë, kjo këngë që Festina  e kishte cekur në shumë intervista që bashkë me kompozitoren Eriona Rushiti vendosen që teksti t’i kushtohej viktimave që humbën jetën në luftën e Kosovës. 

https://www.instagram.com/p/Bs2uKp7HVK-/?fbclid=IwAR2Yo01nhz5FtGOUPTHjyhhoeNUKU3S8CekHx0uk-98iWJbzggzOn0zJDwM

Festina mbetet një zë specifik që vazhdon  të ruaj origjinalitetin që atë e karakterizon nga këngëtarët tjerë shqiptarë  edhe pse preferon më shumë festivale dhe shumë rrallë videoklipet,  lidhja e saj me muzikën mbetet e fortë,  me sa duket një dashuri e hershme e saj e destinuar të zgjasë shumë dhe që së shpejti ajo ka pohuar për KultPlus që do të sjell albumin e saj të parë. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=UAvWFO27yIY

Të ngjajshme