27 Gusht, 2019 - 9:23 am
Në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, këngëtarja shqiptare Ava Max e cila ka nisur me të mbarë karrierën e saj muzikore, mbrëmë ka pasur paraqitjen e saj të parë në këtë eveniment, shkruan KultPlus.
Ajo ishte e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë”, por që nuk u shpërbly me këtë çmim, por ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme për të pranishmit.
Por ajo çka morri vëmendjen më të madhe ishte paraqitja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një kostum si heroinë ajo mori edhe kritika për dukjen e saj. DailyMail madje e renditi ndër veshjet më të këqija të mbrëmjes.
Kujtojmë që Ava Max ka arritur një famë të madhe në gjithë botën, falë këngëve të saj ‘Sweet but psycho”, “So am I’ dhe “Torn”. Viti që vjen pritët të jetë plot suksese për artisten e re me prejardhje nga Saranda. / KultPlus.com