1 Tetor, 2021 - 4:28 pm
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën Cosmopolitan në Japoni, transmeton KultPlus.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Max po ashtu tha se prindërit e saj ishin aq sakrifikues, sa që morën rrugën e mërgimit, ani pse nuk dinin gjuhë të huaj dhe nuk kishin para, transmeton tutje KultPlus.
“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, thotë Ava Max.
Artistja me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë u shpreh se sakrifica që ka bërë familja e saj, i kanë dhënë vullnet që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.
“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo. / KultPlus.com