10 Janar, 2024 - 2:37 pm
Në eventin filantropik “Bashkohu Shpëto Jetë” të organizuar nga Action for Health do të performojë Visar Kuçi Trio, grupi i mirënjohur i muzikës Jazz.
Me Visarin në kitarë, Enver Muhamedin në kontrabas, dhe Enes Bajramliqi në bateri, kjo trio ka performuar në ngjarje kulturore në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare dhe kësaj radhe do të jenë pjesë e këtij koncerti filantropik për të nihmuar fëmijët me kancer.
Biletat mund ti blini në Librarinë Dukagjini, në KultPlus Caffe Gallery dhe në RAVE.
Koncerti do tw mbahet mw 8 shkurtin prej orës 19:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit – Prishtinë./ KultPlus.com